Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në mbledhjen e Kryesisë është shprehur se situata në vend është alarmante, teksa shtoi se pensionet janë mizerabël, ndërsa miliona euro vidhen çdo ditë nga inceneratorët dhe kompanitë 5D.

Meta ndër të tjera tha se është koha për shkundje, që të ndalohet projekti armiqësor i shpopullimit të Shqipërisë.

“Situata është alarmante. Dje ishte një ditë e zezë për Shqipërinë, 7 prilli, ditë pushtimi. Italianët janë të dashur për ne sepse janë bërë strehë për arbëreshët, por si luftues i kemi urryer. Dje vendosa që t’i bënim një vizitë nënë Selvisë që ishte kontribuuese në luftën nacional çlirimtare. Në 2024, pension ii nënë selvisë 5 mijë lekë. Sa mund të jetojë, një bukë  gjizë në ditë.  Do thoni ju i rrofshin nipërit e mbesat, por ne dimë se çfarë ka bërë ky regjim me kursin e euros dhe dollarit.

Sa nëna e baballarë janë që kanë punuar një jetë të tërë dhe marrin pension mizerabël, ndërsa miliona euro vidhen çdo ditë nga inceneratorët dhe kompanitë 5D, për të mos folur për vjedhjen që nuk hyn fare në tendera.

Isha në një fatkeqësi para dy ditësh në Lushnjë, kishte humbur jetën një prej themeluesve të LSI-së, kuptova se është koha për shkundje, që të ndalohet projekti armiqësor i shpopullimit të Shqipërisë”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re