Kryeministri Edi Rama, në samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE në Malin e Zi, është shprehur se ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian.

Rama u objektiva janë përfshirë në planin tonë të reformave dhe se do t’i implementohen brenda vitit 2027.

Edi Rama: Dua të shpreh zhgënjimin tim për faktin se Mali i Zi na priti me shi në vend të diellit të tij të zakonshëm, shpresoj të merret parasysh si një lojë jo e drejtë nga ana e Malit të zi ndaj nesh.

Jam i sigurtë se ky mot mund të parapëlqehet nga gjermanët dhe jo nga ne.

Shpreh, përtej zhgënjimit, shpreh entuziazmin më të përzemërt për atë që po ndodh këtu.

Várhelyi na ka dhuruar një platformë për dialog, një proces të në të cilin ia kemi vendosur veshin. Ky është një shembull i rezultatit që mund të arrihet kur të dyja palët dëgjojnë njëra-tjetrën. Kemi vendosur piketat për reformat që do të na çojnë drejt tregut të përbashkët europian.

Është koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropoian. Objektivat për këtë i kemi përfshirë në planin tonë të reformave, besoj do t’i implementojmë brenda vitit 2027.

Ballkani ka nevojë për një shteg të hapur lidhur me këtë projekt, do të sugjeroja të lëvizim bashkërisht drejt BE. Por kemi një bashkëpunim të kufizuar në sektorin e shëndetësisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re