Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Librazhdit, ku dhe vijoi akuzat për keqqeverisjen e vendit.

Kryemadhi u shpreh se u takua me mjaft qytetarë të zhgënjyer, të cilët gjenden në kushte mjaft të vështira ekonomike, për shkak të papunësisë dhe kostove të larta të jetesës.

Ndaj ajo theksoi se qytetarët duhet të bëhen bashkë dhe t’i dënojnë me votë ata që nuk u kujdesën për mirëqënien e tyre këto vite.

Statusi i plotë: Qytetarët e Librazhdit ndjejnë përditë e më shumë peshën e keqqverisjes së Rilindjes. Rinia e sheh të ardhmen jashtë Shqipërisë, në kërkim të mundësive për punësim dhe shkollim.

Bashkë me Sokolin u takova sot me shumë qytetarë të zhgënjyer, që të gjendur mes papunësisë, kostove të larta të jetesës dhe arrogancës së qeverisë, kanë vendosur të mbledhin forcat për 25 Prillin, ditën kur dënojmë me votë ata që këto vite u kujdesën vetëm për mirëqenien e miqve dhe jo për qytetarët dhe familjet e thjeshta të Librazhdit e të Shqipërisë.

Koha për qeverisje që kujdeset për të gjithë njësoj. Koha ta bëjmë Shqipërinë shtëpi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re