Në vitin që lam pas 36.500 individë ishte numri i anëtarëve që janë pjesë e tregut financiarë të pensiomeve private. Ky treg po rritet çdo vit me 3 mijë persona, një shifër e ulët por e qëndrueshme, çka tregon se qytetarët po ndërgjegjësohen, që krahasur pensionit publik të përfitojë dhe një pension shtesë, nga kursimet e tyre. Elvis Ponari, drejtor i fondit të pensioneve në kompaninë Sigal Uniqa, I ftuar në emisionin E-ZONE sqaroi si funksionon kjo skemë.

 

“Kushdo mund të kontribuojë duke nisur  me 1 mijë lekë në muaj. Deri në 16 mijë  lekë përjashtohen nga taksat, ndërsa me ndryshimet ligjore që do hyjnë në fuqi kufiri përjashtues do të rritet në 30 mijë lekë. Pra, këto para që kursehen nuk tatohen. E thënë ndryshe janë kursime të individit që i merr në moshën e daljes në pension ose 5 vite para kësaj moshe, duke ju bashkangjitur pensionit publikë”,- u shpreh Ponari.

Sipas Ponarit shtetet europiane nuk kanë pensione të mëdha, por ata kanë diversifikim duke kontribuar në të tre kolonat, shtet, privat dhe në një skemë që është kombini i të dyjave

 

“Nga kjo formë pagese sot një qytetarë europian mer pension gati 60-80 %të pagës në vitet e fundit.  Ndërsa një shqiptar mer vetëm 20% të pagës”, u shpreh Ponari.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re