Skerdjan Duli delegat i partisë Demorkatike ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ku ka folur lidhur me qëndrimin e tij gjatë përplasjes aktuale në PD.

Duli ishte një prej folësve në Kuvendin e 18 dhjetorit ku fjalimi i tij I ngjau një lloj kritike të bërë edhe ndaj Bashës për lidershipin e bërë gjatë këtyre 8 viteve që ka qenë në krye të postit të PD.

Ndër të tjera Duli theksoi se ishte e nevojshme që në PD të mos kishte më politikanë të cilët kanë qenë në krye për 30 vite dhe nuk kanë sjellë asgjë të re ndërkohë që shoqëria shqptare ka ndryshuar dhe është modernizuar.

Moderatori, Rezear Xhaxhiu: Pse mendoni se Basha duhet të luftojë për ju?

Duli: Basha duhet të luftojë për ne, a do ta bëjë është barrë tjetër. Fjala ime në Kuvendin Kombëtar ishte një lloj kritike për këtë për disa vendime që Basha i ka marrë në vite që koha tregoi se nuk kanë qenë vetëm vendime të tij. Basha ka cuar drejtues qarqaesh persona të cilët politikën e kanë filluar para se unë të lindja. Kjo nuk është një luftë brezash por mendësie. Qatrkullimi I elitave nuk nënkupton vetëm largimin e politikanëve të karrierës. Por duhet të pranojmë se shoqëria ka evoluar shumë gjatë këtyre 30 viteve ndërsa klasa politike ka mbetur po aty, nuk ka ndryshuar.

Basha nuk mbetet jashtë gabimit të këtij problem. Unë mendoj se zoti Basha në këtë situatë, do duhet t’i hapë mirë sytë dhe veshët për të parë realisht se kush vlen. Duhet t’i ngjajë atij trajnerit të futbollit që në fushë duhet të sjellë energji të reja. Nëse nuk më provon sesa vlej si do ta dijë se kush jam unë?

Xhaxhiu: A mundet një trajner i dështuar të bëjë një skuadër dhe ta fusë në Champions? Sepse ka 8 vite që dështon.

Duli: Është një bindje personale. Ky trajneri ynë vendimet nuk i kishte marrë vetë. Këtë e kuptojmë më së miri ne që jemi nga brenda. Unë e thashë që në 25 Prill kanë votuar edhe 18 vjeçarë pra ata të cilët kanë lindur në 2003 dhe ne nuk mund të shkojmë aty me figura të 90-tës dhe me të njëjtën ideologji si të atyre viteve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re