Kreu i qeverise, Edi Rama ka bere njoftimin se duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, do të mbyllen të gjitha restorantet, baret, dhe klubet, fillimisht në Tiranë dhe Durrës.

Përmes një postimi në facebook, kryeministri njofton se kjo nuk është kohë pushimesh por kohë lufte dhe fitohet vetëm duke kufizuar lirinë, dhe duke ndryshuar mënyrën e jetesës.

Postimi i plotë:

🔴
NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve,
kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend,
detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË
dhe DURRËS fillimisht!

🔴 KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe
ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM
DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS
dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re