Kryeministri Edi Rama më anë të një postimi në rrjetet sociale iu është bashkuar urimeve për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rama shkrua se  për besimtarët myslimanë sonte nis një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore.

Ai uron që kjo ngjarje vjetore të ushqejë shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve.

Postimi i plotë:

Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët muslimanë🌔

Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime🤝

Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve❤️

Ramazan të paqtë e bujar🌙

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re