Në tetor të 2016, policia shqiptare do ndërmerrte një raprezalje në Shkodër, e diktuar nga paranoja izraelite mbi sulme terroriste ndaj ekipit kombëtar, i cili do luante në “Loro Boriçi” me përfaqsuesen shqiptare për eliminatoret e Botërorit. Ishin me dhjetra persona, specifikisht besimtarë muslimanë, të cilët u rrasën qelive nën dyshimet se mund të ishin kontigjent kërcënues. Kjo nuk mjaftoi dhe takimi u zhvendos në Elbasan.

Në logjikën e gjërave, nuk mund të ekzistonte asnjë variant hipotetik për sulm ndaj izraelitëve, pasi realisht, që nga Lojrat Olimpike të Mynihut në vitet ’70, nuk ekzistojnë askund sulme të tilla. Nëse ka ndonjë terror ndaj izraelitëve, ai është i konsumuar vetëm brenda kufijve të saj, në përballje me rezistencën palestineze, ku dhe në këtë rast, prej vitesh nuk ka asnjë sulm të tipit kamikaz. Megjjthatë, kushedi për ç’arsye, shteti shqiptar i qëndroi gati-tu paranojës izraelite, duke i marrë shtetasit e vet për leckash në emër të sigurisë së jetëve të pjesëtarëve të një ekipi futbolli. Për ironi, ndodhi pra kjo në Shkodrën kur një grup i provuar terrori, pa shumë nevojë për “hetime të thella” pasi do vetëm vullnet qeveritar, i qartë në të gjithë funksionimin, lidhjet dhe veprimtaritë, ka vënë nën thundrën e kërcënimit një qytet të tërë.

Ironia nuk mbarron me kaq. Nën këtë atmosferë të rëndë terrori në Shkodër, figura më përfaqsuese e këtij qyteti në pushtet, deputeti Ditmir Bushati, shkon dhe realizon një vizitë në…Izrael.

Nga ky vend, njeriu që ndoshta ka  përgjegjësinë kryesore për atë çfarë po ndodh në zonën e tij elektorale, përcjellë mesazhe të konsolidimit të luftës kundër terrorit. Pra, teksa shtëpia e tij digjet nga flakët, ai, nga shtëpia e tjetërkujt përcjell mesazhe për siguri ndaj rënies së zjarrit. Është tipike një panoramë zhvillimesh me koiçidenca ironike brenda, që tregon shumëçka prej mbrampshtisë së politikës në ushtrimin e përgjegjësive. Ndaj janë dhe këto efekte të terren: krimi vepron me vrasje në mes të ditës, ndërsa policia heton dhe ushtron kontrolle…përveç rasteve kur kërcënohet Izraeli!/ tesheshi.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re