Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes një lidhjeje Skype ka treguar mbi çështjet që u biseduan dhe shqyrtuan ditën e sotmeë gjatë takimeve zyrtare në Bruksel. Ndër të tjera, me rëndësi është edhe çështja e numrit të azilantëve, e adresuar kryesisht nga Holanda.

Gazetari Bledian Koka ka përmendur një raport të paraqitur nga ministri i Jashtëm i Holandës ku thotë se ende mbete një shqetësim numri i lartë i azilantëve nga Shqipëria.

Bledian Koka: Sot Stephan Block, që është ministër i Jashtëm i Holandës, ka paraqitur një tjetër raport ku shprehet shqetësimi për numrin e lartë të azilantëve nga Shqipëria. Pra, janë qytetarë shqiptarë që po ikin nga vendi për shkaqe ekonomike, sepse janë azilantë ekonomikë. Tani, a mund të ma shpjegoni se ku konsiston fakti që shqiptarët ikin për arsye ekonomike me qëllime elektorale, siç latë ju të nënkuptohej, në Holandë. A ndjeni ju ndonjë përgjegjësi për këtë numrin e lartë të azilantëve që më shumë se një herë është reklamuar si problem, jo vetëm nga Hollanda, por edhe nga vende të tjera të BE-së.

Taulant Balla: Të dhënat zyrtare të cilat u vlerësuan sot edhe nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme Borrell dhe nga Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi tregojnë se gjatë vitit 2020 numri i azilkërkuesve shqiptarë krahasuar me një vit më parë ëshët tre herë më i vogël sesa në vitin 2019. Dhe kjo është një e dhënë zyrtare.