Skip to content

“Koka dhe Bllako drekojnë me elementë kriminalë në lokalet e Durrësit”, denoncimi i fortë i gazetares: Janë dërguar filmime në SPAK por nuk mund të flas…

  • 14/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gazetarja Anduena Llabani foli mbi padinë e bërë në SPAK, ku aludohet se grupi i sigurisë në paraburgimin e Durrësit janë kthyer në shërbëtorë të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, duke lejuar dy personazhet të drekojnë për orë të tëra në restorante me elementë kriminalë.

Llabani tregon se ka pamje filmike dhe fotografi që pritet të verifikohen nga SPAK. Gazetarja thekson se nëse do të rezultojë i vërtetë skandali do të marrë përmasa të mëdha, pasi bëhet fjalë për kupolën e policisë që mund të ketë pasur mbështetje për veprimet e kryera.

Personi paditës denoncon shefin e sigurisë Gëzim Gjoni, si dhe oficerët e paraburgimit Enxhell Pelivanin dhe Afrim Zeqirajn, si dhe Mefat Shehun.

“Kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar në formën e një padie. Personi që e ka bërë këtë denoncim do të qëndrojë anonim. Flitet për një skandal që do marrë përmasa të mëdha nëse do vërtetohet. Është punonjës i administratës së burgjeve që ka njerëz të tij në regjimin e posaçëm në paraburgimin e Durrësit. Ai tregon se persona VIP si Lefter Koka dhe Alqi Bllako dalin për orë të tëra duke drekuar dhe pirë kafe në baret dhe restorantet e qytetit me elementë kriminalë, duke përfituar favore. Personi që denoncon aktualisht nuk punon në parburgimin e Durrësit. Informacionin e ka siguruar nga persona të afërm që punojnë në paraburgimin e Durrësit. Ka disa punonjës policie që ka filmime të momentit të daljes nga paraburgimit të Durrësit.  Ka fotografi të personave që drekojnë bashkë, me uniformat e policisë. Të gjitha materialet janë në SPAK. Personi kallëzues pretendon që punonjësi Fatmir Bozhani është cenuar në konflikt me këta persona. Ka siguruar pamje filmime të momentit të daljes nga paraburgimi të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Është një gjë që pritet të verifikohet. Nuk duam të aludojmë se është kështu siç e thotë kallëzuesi. Por duhet parë ecuria e hetimeve nga SPAK.

SPAK për këtë çështje s’mund të na flasë për momentin. S’kemi akoma një procedim të nisur. Drejtoria e Burgjeve është vënë në dijeni, Ministria e Drejtësisë është vënë në dijeni. Drejtorinë e Burgjeve e kemi kontaktuar dhe është thënë kategorikisht nuk ekziston. Janë katër episode që janë konfirmuar sipas paditësit, ku u është dhënë liri për orë të tëra dy personazheve të inceneratorëve. Duhet të presë nëse SPAK-u do të kërkojë informacion apo kamerat e sigurisë. Nëse do drejtojë kërkesë për të marrë pamjet, mund ta verifikojë thjesht. Përgjegjësia nëse kjo gjë nuk qëndron është totalisht e tij. Nëse do qëllojë që s’është e vërtetë ndaj këtij personi mund të ketë vepër penale të ngritur për shkak të dezinformimit. Duke qenë se kemi të përfshirë kupolën e policisë së Durrësit, këta njerëz kanë mbështetje, nëse do të jetë e vërtetë. Akuzat e tij shkojnë më larg, pretendon se këta individë kanë marrë edhe shtëpi në Durrës për favoret që krijojnë në regjimin e posaçëm. Avokatin e Lefter Kokës e kemi takuar dhe kjo gjë për të mbetet një absurd”, tha Llabani.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë