Bashkim Osmani, bosi i dyshuar i një bande mafioze, të shënjestruar nga operacioni masiv i policisë të martën kundër pastrimit të parave, pritet të ekstradohet në Majorca nga Kroacia javën e ardhshme.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se Osmani u arrestua në hotelin e tij “BO Palazzo” në Porec në kuadër të operacionit policor, i cili u krye njëkohësisht në vende të ndryshme.

Shqiptari nga Kosova, ishte në hotelin e tij në Kroacinë veriore në momentin që u arrestua. Hetuesit nga Guardia Civile dhe Policia Kombëtare shkuan në Kroaci për të bashkëpunuar për arrestimin, pasi ekzistonte frika se operacioni i tyre mund të dështonte për shkak të rrjedhjes së informacionit.

Osmani thuhet se ka kontakte në të gjithë Kroacinë dhe ka nën kontroll një ish-shef të shërbimit sekret kroat si dhe agjentë aktualë.

Ai nuk bëri rezistencë ndaj arrestimit dhe sugjerohet se kishte parashikuar që avokatët e tij ta lironin. Megjithatë, ai po mbahet në një burg të sigurisë maksimale, në pritje të transferimit në Majorka. Hetuesit thonë se është vendimtare që ai të sillet në Majorka.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re