Policia e Kosovës prangosi Presidentit të Federatës së Futbollit vendas, Agim

Capital T

Ademi. Njëherësh babai i këngëtarit të njohur Capital T, 61-vjeçari është akuzohet për sulm fizik ndaj një punonjësi të institucionit që drejton.

Në detaje të dhëna nga informacioni zyrtar i autoriteteve të policisë mësohet se gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), punëtori i FFK-së, Artan Govori, denoncoi në policinë e shtetit se është dhunuar nga eprori i tij, Ademi.

Presidenti i FFK-së është thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e tij. Në orët e para të mëngjesit të sotëm (e enjte), zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se Agim Ademi është ndaluar për sulm fizik ndaj Govorit.

Njoftimi i Policisë:

“Me datën 16.03.2022, rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast, aktualisht, në stacion policor, është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë.

Informatë shtesë:

“Lidhur me këtë rast, janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.

 Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko