Koka e maces e ngecur në xhamin e dritares së makinës, pamje shqetësuese në Shqipëri

Photo credit: PRYSTAI/ISTOCK

Jo pak herë në Shqipëri, media apo rrjetet sociale bëjnë prezente raste të një fenomeni me të vërtetë shqetësues, keqtrajtimin e kafshëve shtëpiake apo të rrugës.

Fatkeqësisht këto sjellje, edhe pse të bëra nga individi, sjellin në vëmendje nevojën e ndërgjegjësimit të komunitetit, opinionit publik dhe qytetarëve. Një grua ka përcjellë përmes faqes JOQ, foton e një maceje, koka e të cilës ishte zënë nga xhami i dritares së makinës.

“Po ju shkruaj per te transmetuar nje mesazh sensibilizimi tek te tjeret,sepse siq shifet ne foto ,disa njerez nuk kane ndergjegje as per nje kafshe te vogel.Eshte per te ardhur keq qe nje njeri te arrije deri ne kete pike.Ju lutem njerez ndergjegjsohuni.”-shkruan në mesazhin e saj qytetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re