Seanca gjyqësore në të cilën pritej mbrojtja e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është shtyrë, pasi avokatët kërkuan më shumë kohë.
Po ashtu edhe avokatët e Klodian Zotos kërkuan që konkluzionet e mbrotjes të mos bëhen sot, pasi koha nuk ka qenë e mjaftueshme për t’u përgatitur.
Në këto kushte gjykata vendosi t’u pezullojë afatet e paraburgimit të arrestuarve, përfshirë edhe ish- ministrin Koka.
Deri më tani kanë përfunduar mbrojtjen 7 të pandehur nga 15 që ka në total dosja e inceneratorit të Fierit.
Seanca e rradhës do të zhvillohet në datën 6 shtator.