Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, u shpreh se koka më e madhe e korrupsionit gjatë këtyre 30-viteve në Shqipëri nuk kanë qenë politikanët por kanë qenë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të cilët nuk kanë dhënë drejtësi.

“Ka shumë të bardhë por ka dhe shumë të zezë. E bardha do të shkojë duke u zmadhuar dhe e zeza duke u zvogëluar. Nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivele të larta nëse nuk do të ketë gotitje të korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë.

Kjo është një premisë e cila SPAKU-n do ta bëjë institucionin që të gjithë kanë shpresuar. Përndryshe SPAKU do të jetë dështimi më i madh i Reformës në Drejtësi. Do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve dhe i partnerëve qe na kanë ndihmuar në këtë reformë. Kjo do të jetë kthesa e madhe europiane që do ta bëjë shqipërinë europiane këtu. Koka e korrupsionit nuk kanë qenë politikanët por ka qenë koka e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar. Po mos të kishin qenë këta nuk do të kishte qenë as korrupsioni vrastar i politikanëve”. – tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re