Policia ka shpallur në kërkim pronarin e automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gram Kokainë në Kakavijë, per te cilin u ndaluar shoferi i makines.

 

Uniformat blu të Fierit ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit me iniciale D.Y. në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.

 

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan  në banesën e 46 vjecarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

 

10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.

 

10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.

 

Të mërkurën gjatë kontrolleve në pikën kufitare trë Kakavijës, policia zbuloi sasinë e kokainës në një makinë Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë që drejtohej nga një 46-vjeçar, i identifikuar si Selim Lazaj, banues në Patos të Fierit. Kokaina u gjet në baterinë e automjetit, të fshehura në dy pako. Nëse droga do trafikohej, vlera e saj në treg mund të shkonte deri në 400 mijë euro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re