
Është liruar nga burgu shtetasi, Erion Peti i cili prej muajsh ishte i arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u arrestua së bashku me shtetasin Klajdi Xibraku. Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë te paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit. ka qene gjygntarja e apelit Durres Anita Mici e cila ka pranuar kerkesën e avokates se Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtërnguese. Nderkohë të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe i arrestuari tjetër, shtetasi Klajdi Xibraku.
OPERACIONI I ARRESTIMIT
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit Erjon Peti dhe Klajdi Xibraku, shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.
Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Xibraku, 30 vjeç dhe Erjon Peti, 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb