Pas 45.5 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme, administrator i kompanisë “Apetit Group” i cili është arrestuar ka thënë për policinë se veprimet për porositjen e mishit ku u gjet droga i kishte kryer online. Sipas tij kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe nuk ka lidhje me drogën e gjetur në kontejner.

“Kam porositur mish pule, i kam bërë veprimet të gjitha online. Kompania ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner”-ka thënë Arben Ferizi.
Po ashtu dhe agjenti doganor Egert Vargu ka deklaruar në komisariat se ai nuk ka lidhje me drogën e gjetur dhe se puna e tij lidhet vetëm me dokumentacionin dhe procedurat e zhdoganimit.

“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin”-u shpreh Vargu.

Kujtojmë se kontejneri u nis nga Brazili, kaloi në Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut dhe droga u kap në Durrës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re