Autoritetet policore italiane të qytetit të Milanos, në bashkëpunim me Departamentitn e Antimafias së Milanos, kanë ekzekutar mëngjesin e sotëm një megaoperacion për shkatërrimin e dy grupeve kriminale me aktivitet në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali.

Grupet kriminale përbëheshin nga shtetas shqiptarë e italianë, të cilët trafikonin kokainë, hashash e marijuanë nga Shqipëria në Lombardi e në rajone të tjera italiane.

Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Milanos e 2 persona janë arrestuar në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet e Policisë shqiptare.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 kompani, 2 ndërtesa, 3 scooter, 9 automjete e 2 motoçikleta.

Në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operavtive policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese.

/faxweb