Një 20 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me lëndë narkotike. Shqiptari kishte në banesë mbi 2 kilogramë kokainë, të vendosura në mbështjellës të ndryshëm të mbyllur, 2 kilogramë hashash të ndarë në 20 shkopinj dhe disa doza marihuana.

Sipas policisë prej ditësh I riu është mbajtur nën vëzhgim për shkak të informacioneve që kishin grumbulluar për të.

Pas disa orësh lëvizjeje, karabinierët hynë në shtëpi, ku u sekuestrua droga si dhe dy kilogramë lëndë prerëse, 2 peshore precize dhe një makinë vakum me thasë përkatëse.

Gjithashtu u sekuestruan 2320 euro në kartëmonedha 20 dhe 50 euro, të konsideruara nga karabinierët si të ardhura të trafikut të drogës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re