Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 30 vjecar me iniciale R.Rr.,pasi u kap me një sasi lëndësh narkotike kokainë.

Arrestimi ka ardhur si pasojë e seksionit për hetimin e narkotikëvë, në vijim të goditjeve të një pas njëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shpërdarja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Më posht njoftimi i plotë i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin R. Rr., 30 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re