Dy ditë më parë nga mediat në Kosovë u zbulua një skandal brenda zyrës së komunës në Leposaviç. Në video shfaqej nënkryetarja Dragna Miletiq duke konsumuar kokainë së bashku me një zyrtar tjetër. Por mesa duket skandali është më i madh. Gazetari i Nacionales, Besian Beha në një lidhje të drejtpërdrejtë me “7pa5” në Vizion Plus zbuloi se ditën e sotme do të purblikojnë një video të re, në të cilën shfaqen punëtorë të tjerë të kësaj komune duke konsumuar kokainë. I përfshirë dyshohet se është edhe një polic serb. Komuna e Leposaviçit është e banuar me shumicë serbe.

Pjesë nga biseda  

Lexo edhe :Related Posts

Beha: Bëhet fjalë për një komunë të banuar me shumicë serbe. Kemi pasur informacione të ndryshme se ka zyrtarë të komunës që konsumojnë lëndë narkotike. Megjithatë është dashur kohë për ta konfirmuar.

Kush e ka publikuar videon?

Beha: Bëhet fjalë për një punëtor të komunës, stafi aty e di se kush është. Kamera ishte e montuar në zyrë në videon e parë, ndërsa në videon e dytë në banjë, personi i tretë ka qenë me ta.

Pse është publikuar video?

Beha: Dikush ka vendosur ta bëjë publike në shenjë hakmarrjeje. Mbase kanë qenë persona që kanë pasur interesa të përbashkëta dhe më pas në një pikë janë krisur këto marrëdhënie. Ne si media i kemi pasur materialet për rreth një javë dhe kemi vendosur si t’i publikojmë. Me aq sa unë di, bëhet fjalë për një punëtore që ka qëndruar aty për muaj të tërë e cila ka bërë videon. Ka qenë pjesë e kësaj që është bërë dhe më pas e ka nxjerrë në publik. Nuk e di nëse ka qenë në dijeni kryetari, por ai ka thënë jo për mediet e tjera në Kosovë.

A ka video të tjera?

Beha: Do të publikojmë edhe sot një video. Janë disa punëtorë të tjerë që konsumojnë kokainë në ambientet e zyrës dhe sipas burimeve aty bëhet fjalë edhe për një polic serb që ka qenë i përfshirë në këtë aferë.

A mund të jenë ekzistente këto ngjarje edhe në komuna të tjera?

Beha: Po të kishte ndonjë komunë tjetër, cilado komunë që të ishte, në Prishtinë apo kudo, dhe ne do siguronim pamje të tilla do t’i publikonim menjëherë. Nuk do ta kishim këtë dilemë se mos keqkuptohet fakti që është një komunë me shumicë serbe. Unë si gazetar nuk preferoj të komentoj pa pasur diçka fakt për komuna të tjera.

Çfarë ndodh pas shkarkimit?

Beha: Prokuroria në Mitrovicë ka nisur hetimet dhe në Kodin Penal të Kosovës nuk specifikohet saktë kryerja e një vepre penale në vendin e punës. Nuk është arrestuar ende nënkryetarja dhe nuk e di nëse do të ketë veprime të mëtejshme.

Kush e fuste kokainën në institucion?

Beha: Ne kemi disa indice se kush ka mundur të jetë “koka”. Por për shkak se ende nuk i kemi konfirmuar nuk dua të komentoj. Kur të kemi prova, patjetër që do t’i publikojmë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re