Skip to content

Kokalari hedh dyshime të forta: Basha takim me Alex Sorosin tek restoranti i Endri Hasës?

Aktivistja dhe e perfolura si kandidate per kryetare e PD Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta pak më parë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kokalari ngre aludimet se Basha është takuar sot në restorantin e ish-deputetit Endri Hasa me Alex Soros, djalin e biznesmenit George Soros. (foto ilustrim nga takimi Basha- SOros ne seline e PD)

Në një status në rrjetet sociale, ajo thotë se takimi mund të jetë zhvilluar gjatë vizitës së fundit të Soros në Tiranë.

Basha takim me Alex Sorosin tek restoranti i Endri Hasës?

Uroj të mos jetë e vertëtë!!

p.s. Bëhet fjalë për visitën e fundit të Alex Sorosit në Tiranë. Foto nuk eshte nga takimi i fundit”, shkruan aktivistja krahas një fotoje të Bashës me Soros.

Ndërkohë, kujtojmë se jo pak herë kreu i PD-së është akuzuar si pjesë e lobit të Sorosit në Shqipëri.

Ndërkohë, takimi vjen në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshime të forta se pas shpalljes së tij “non grata” nga DASH qëndron George Soros dhe kryeministri Edi Rama.