Një person i paidentifikuar ka varur kokën e një derri në derën e xhamisë “Eving Selimiye” në Dortmund të Gjermanisë.

Xhamia funksionon në kuadër të Unionit Islamik Turk për Çështjet Fetare (DITIB).

Një deklaratë në rrjetin social të administratës së xhamisë tha se sulmi ishte “racist dhe i neveritshëm”. Ata thanë se sulme të tilla nuk do t’i frikësonin.

“Ky akt i urryer është dënuar ashpër nga bordi ynë”, thuhet në deklaratë.

Ata theksuan se ksenofobia, anti-islamizmi dhe ekstremizmi i djathtë nuk mund të pengojnë banorët e Dortmundit dhe Eëing të jetojnë në paqe.

Ata falënderuan gjithashtu kryetarin e bashkisë së Eëing, County Oliver Stens dhe nënkryetarin e Rhine-Westphalia (KRV), Volkan Baran për mbështetjen e tyre.

Nga kamerat e sigurisë shihet se një person i paidentifikuar ka ardhur te dera e xhamisë në orën 4.32 minuta, ka varur kokën e një derri dhe ka bërë foto me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re