Ndalimi i qarkullimit të mjeteve që prej orës 06:00 të mëngjesit të kesaj te diele,përveç mjeteve të autorizuara nga policia siç duket nuk u ka pëlqyer beratasve, që kanë qarkulluar sërish duke shkelur këtë urdhër të dhënë.

Por kjo u ka kushtuar shtrenjtë pasi janë gjobitur nga policia dhe u janë bllokuar mjetet. Efektivë të shumtë të DPV Berat kanë ngritur posto-blloqe në rrugët qytetit, duke gjobitur këdo që nuk ju bind urdhrit dhe duke bllokuar dhjetëra mjete.

Nga ana e policisë së Beratit janë ndërmarrë penalitete të shumta ndaj të gjithë atyre që nuk respektuan njoftimin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në qytet, me përjashtim të mjeteve të autorizuara nga Policia si: autoambulancat, mjetet që kryejnë funksione shtetërore etj.

64 gjoba janë vendosur nga shërbimet policore në Berat ditën e diele, ndërkohë që janë bllokuar edhe dhjetëra automjete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re