Çelet në qytetin e Korçës festivali i komedisë i quajtur KoKo Fest si një veprimtari artistike që zhvillohet në datat 2-8 shtator në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’. Nata e parë e këtij festivali të artit skenik u hap mbrëmjen e të hënën në formë përshëndetjeje me pjesën ‘Kopshti i qershive’ të autorit të njohur rus Çehov.

 

Drejtorja e Qëndrës Kulturore dhe aktorja Zamira Kita tha se në këtë edicion të 6-të KoKo Fest janë pjesmarëse disa trupa teatrore. Programi vazhdon me pjesën ’39 Shkallët’ nga teatri i Kumanovës. Gjirokastra përfaqsohet me komedinë ‘Fqinjët’ me autor Zihni Sako ndërsa trupa e Elbasanit me pjesën ‘Volpone.

 

Teatri i Korçës vjen në këtë edicion të festivalit të komedisë me ‘Kopracin’ e Molierit ndërsa teatri i Prishtinës paraqitet me ‘Karnavalet e Korçës’. Teatri ‘Migjeni’ i Shkodrës e mbyll natën e fundit me pjesën ‘Kumarxhiu’.

Ky festival komedie i kthyer tashmë në traditë në qytetin e Korçës është edhe nisja e një kalendari të gjatë aktivitetesh artistike përgjatë sezonit të vjeshtës deri në fund të festave të fundvitit. Qyteti i Korçës për vetë trashëgiminë e pasur në artin skenik organizon festivalin e komedisë duke mbledhur çdo vit aktorë e trupa të ndryshme nga vendi dhe rajoni.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re