Zëvendës kryebashkiaku i qytetit Lviv në Ukrainë, Serhyi Kiral, ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur mbi gjendjen aktuale në qytetin ku ai po ushtron detyrën e tij. Ndër të tjera, ai foli edhe për dy kryebashkiakë të tjerë ukrainas të cilët janë marrë peng nga forcat ruse duke zbuluar se po torturoheshin në mënyrë që të ndryshonin qëndrim dhe të bashkoheshin me pushtuesit rusë.
I pyetur nëse ndihej i rrezikuar se ai mund të ishte “preja” e rradhës e pushtuesve rusë, Kiral u shpreh se në këto rrethana çdokush prej tyre ndihej si objektiv që në momentin kur rusët filluan bombardimet ndaj civilëve.
Pyetje: Si ishte një ditë normale e juaja në punë, para se të shpërthente lufta?
Serhyi Kiral: Kanë kaluar 3 javë por kam atë ndjenjën sikur kanë kaluar 3 muaj apo 3 vite. Para detyrës si zëvendës kryebashkiak unë shërbeja si avokat i bizneseve të ndryshme. Isha edhe pjesë e programit të bashkisë për PPP-të. Tani gjithçka ka ndryshuar, së bashku me ekipin po punojmë me dy mënyra. Duke mbështetur luftëtarët në frontin e luftës si edhe që këta dhjetëra mijëra njerëz që kalojnë në qytetin tonë për t’u larguar nga sulmet, të strehohen dhe të kenë ushqim.
Pyetje: Dy kryebashkiakët e tjerë, janë marrë peng nga forcat ruse, a mund të na thoni se çfarë ndodhi me ta?
Kiral: Ky është një tjetër krim lufte, nuk supozohet që mund të marrësh peng civilët dhe veçanërisht liderët e komuniteteve të zgjedhur në mënyrë demorkatike, detyra e të cilëve është që banorët të kenë të gjithë shërbimet e mundshme. Ata nuk janë ushtarë. Rusët po mundohen që t’u bëjnë presion, në mënyrë që të braktisin detyrën dhe t’i thonë jo Ukrainës e të bashkëpunojnë me ta. Di që njëri prej kryebashkiakëve, është liruar dhe është shkëmbyer me 9 ushtarë rusë të cilët ishin marrë peng. Ndërsa tjetri vijon të jetë i marrë peng. Po troturohen, mbahen pa ushqim dhe pa ujë. Po ruajnë të gjithë presionet psikologjike në mënyrë që të ndryshojnë qëndrim dhe t’u bashkohen atyre.
Pyetje: A keni frikë ju se mund të jeni objektivi i rradhës për t’u marrë peng nga forcat ruse?
Kiral: Siç e ka thënë edhe presidenti ynë, të gjithë jemi objektiv në Ukrainë. Përpjekja e tyre e parë nuk funksionoi më pas kaluan tek bombardimet ndaj civilëve, tanimë kushdo mund të jetë objektiv. Kam qenë deputet më parë dhe rusët më futën në listën e të sanksionuarve sepse votova pro rezulotës që bënte prioritet anëtarësimin në NATO.
…
/faxweb
