Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka ftuar deputetët e opozitës që të ulen në tryezë për të disktuar mbi nismat ligjore të propozuara për Komisionet Parlamentare.

Ajo theksoi se janë të gatshëm të diskutojnë me këdo që e ndjen veten opozitë. Por, e pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat, nëse do ulej në tryezë me Berishën u përgjigj se: “Me non gratën sigurisht që nuk do të takohemi”.

Pjesë nga deklarata:

Felaj: Kolegët e opozitës do të duhet të ulen këtu, ne jemi gati, i ftojmë të vijnë këtu. Jashtë ambienteve të Kuvendit ne nuk kemi ndonjë arsye për tu ulur. Por këtu patjetër jemi të ftuar të ulemi dhe të diskutojmë me argumente profesionale, jo ne mjete të tjera.

Do uleni me Gazment Bardhin apo Sali Berishën?

Felaj: Me këdo që e ndjen veten opozitë, që është duke bërë opozitë. Nuk ka pse të bëjmë ndarje.

Edhe me Berishën?

Felaj: Personi që përmendët është non grata për ne dhe faktorin ndërkombëtar. Po më pyet se me kë do të takohemi.

Me non gratën sigurisht që nuk do të takohemi,  me atë nuk do të takohemi, kushdo nga opozita dëshiron të hyjë në mbledhje të komisioneve, patjetër që do të ulemi do të diskutojmë, me atë jo. Për shkak të rregullores jemi të detyruar që këtë nismë ta diskutojmë së bashku me dy nisma të tjera të tyre. Të paktën të vijmë për nismat e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re