Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka shuar zërat për një valë të dytë te koronavirusit gjatë nje interviste në emisionin Në fokus në TvT.

Është e pamundur të bësh parashikime tha ai por unë jam i mendimit se nuk do te kete një valë të dytë. Ky lloj virusi eshte i cuditshem nuk ka rregulla. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë. Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë, tha Pipero.

Përsa i përket gjendjes aktuale, mjeku u shpreh se Koronavirusi do të jetë në qarkullim dhe për disa kohë, herë me ulje dhe herë me ngritje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re