Vrasja e 30-vjeçares Liridona Murseli përmes një skenari të mirëmenduar si grabitje nga bashkëshorti i saj ka  shokuar jo pak opinionin publik.

 

E reja, është kujtuar edhe nga kolegët e saj të punës në Suedi. Lejas Cafe, në reagimin e bërë në Facebook në faqen zyrtare shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.

 

“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte”, shkruhet në postimin e bërë në Facebook.

 

Në nder të kujtimit të 30-vjeçares, Lejas Cafe ka hapur dyer këtë të dielë, jo për të shërbyer, por për të ofruar vetëm kafe falas.

 

“Të dielën prandaj do të jemi të hapur për publikun ku të gjithë janë të mirëpritur të vajtojnë, festojnë dhe kujtojnë Lilly-n tonë! Do të jemi hapur nga ora 15.00. Nuk do të ketë shitje, megjithatë do të ketë kafe falas në vend. Mirësevini! Ndjehuni të lirë ta ndani”, thuhet më tej në postim.

 

Liridona Murseli u ekzekutua në sy të fëmijëve të saj, teksa dy persona, tashmë të arrestuar nga policia, u paguan për 30 mijë euro nga bashkëshorti i 30-vjeçares për ta vrarë.

 

Vëllai i viktimës, Leonard Ademaj ka deklaruar se qëllimi i kunatit të tij, Naim Muserli, ishte të përfitone 20 milionë euro nga siguracioni i jetës që Liridona paguante në Siedi. Familja e të resë, ka kërkuar gjithashtu edhe zhvarrosjen e trupit në mënyrë që ajo të varroset në fshatin e origjinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re