Skip to content

Kolegji Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Gjykatës së Rrethit Korçë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin pranë Gjykatës së Rrethit Korçë, Elsion Sadikun.

 

Kolegji në këtë mënyrë ka lënë në fuqi vendimin e KPK, e cila para pak muajsh e shkarkoi prokurorin Sadiku pasi nuk justifikonte pasurinë e gruas.

 

Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Ardian Hajdari, kryesues, Ina Rama, relatore, dhe anëtarët Albana Shtylla, Luan Daci e Sokol Çomo.