Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të drejtohet për tri vitet e ardhshme nga Albana Shtylla.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Shtylla.

Shtylla do ta marrë mandatin zyrtarisht më 26 korrik, ditë kur i mbaron mandati i drejtueses aktuale, Natasha Mulaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re