Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës Elvin Gokaj.

Në seancën e sotme gjyqësore, KPA rrëzoi për herë të parë ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina i cili i qëndroi kërkesës për shkarkim të Gokajt.

Më herët, ky i fundit i cilësoi konkluzionet e Sinës të pabazuara dhe kërkoi konfirmimin dhe rifillimin e detyrës, pas kryerjes së trajnimit një-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Në korrik të vitit 2019, prokurori Gokaj u pezullua nga detyra dhe u dërgua tek Magjistratura për program trajnues.

Gjokaj nuk ka pasur probleme me kriteret e pasurisë dhe pastërtinë e figurës, por me profesionalizimin dhe për këtë arsye KPK e dërgoi edhe njëherë në shkollën e Magjistraturës.()

Në përditësim…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re