Kolegji Zgjedhor Gjyqësor pas dekretimit të 25 prillit 2021, si datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ka nisur nga puna me shqyrtimet e ankimeve ndaj vendimmarrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Çështja e parë e institucionet të ngritur në shtator 2020, i përket paditësit Tahsim Mehmeti, që në cilësinë e kandidatit për deputet në zgjedhjet e 2017-ës, nën siglën e partisë Sfida për Shqipërinë, kërkoi nga KQZ një mandat në Kuvend.

Paditësi arsyetonte se kjo e drejtë i lind për sa kohë kishte vende vakante pas djegies së mandateve të opozitës dhe kjo gjë do t’i shërbente parlamentarizmit dhe demokracisë funksionale. Por KQZ ka refuzuar kërkesën me arsyetimin se subjekti politik Sfida për Shqipërinë nuk ka asnjë mandat deputeti dhe ky vendim është cilësuar i drejtë nga KZGJ.

Megjithëse kjo parti ka marrë në total 143 vota në Vlorë, në vendimin e zbardhur, KZGJ arsyeton se paditësi ka kandiduar për një subjekt zgjedhor që nuk ka qenë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor, që ka marrë deputetë, por ka garuar i vetëm dhe si i tillë nuk ka fituar ndonjë mandat deputeti në zgjedhjet e vitit 2017 për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor kanë kaluar vetingun dhe do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave që do të kenë subjektet elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re