Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me emrin në fletën e votimit.

 

Në mbledhjen e sotme, pasi dëgjoi të gjitha palët, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Kështu, mbetet në fuqi vendimi i KAS-it që në fletën e votimit të shkruhet emri i Ilir Metës.

 

Kujtojmë se “Bashkë Fitojmë” kërkoi që në fletë të shkruhet emri i deputetit Sali Berisha si kryetar me konfirmimin e tre drejtuesve të partive të këtij koalicioni.

 

Patia e Lirisë dërgoi edhe një shkresë, ku deklaronte se Berisha është drejtues i koalicionit, por KAS nuk pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re