Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesë-padinë e Partisë Demokratike, për të pasur dy anëtarë në KZAZ, në zgjedhjet për Bashkinë Kukës.
Kërkesa u depozitua nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një e drejtë që i takon kësaj force politike, si më e madhje opozitare në vend.
KQZ i ishte dhene te drejte Partise se Lirise per te pasur dy anetare te KZAZ ne zgjedhjet e Kukesit dhe nje 1 anetar tjeter i takonte PD-se, nisur nga rezultati i zgjedhjeve te fundit te 14 majit.
Mirepo Kolegji Zgjedhor permbysi kete vendim, duke i dhene PD-se, dy anetar KZAZ dhe nje anetar tjeter i takon Partise se Lirise.
Zgjedhjet për Bashkinë Kukës do të mbahen më 24 shtator.
Vetë Partia Demokratike ka zgjedhur të mos dalë me një kandidat, ndërsa opozita do të përfaqësohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.