Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor, Ivi Kaso ka reaguar fill pas dhënies së vendimit të Kolegjit, për rrëzimin e kërkesës së PD për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës. Kaso tha se PD nuk është dorëzuar dhe do e ndjekë këtë rrugë deri më fund.

Sipas tij, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga kjo proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës që nuk lejonte shqiptarët të jetonin të lirë. Beteja ër transparencë është shumëpalëshe, kemi zhvilluar plan administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe.

Çdo veprim i tyre, në mos sot do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar kaq shumë kërkesa dhe prova se në zgjedhjet e tjera nuk kanë qenë. Anëtarët e KAS e kanë pasur shumë të lehtë për të marrë kërkesat për provë dhe t’i shqyrtonin ato, për të dhënë deklaratë objektive”, tha Kaso.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re