Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë ankimimin e bërë nga Sali Berisha Berisha, ku kërkohej pezullimi i regjistrimit të PD-së me drejtues Enkelejd Alibeajn, si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Kolegji Zgjedhor kështu i ka qëndruar vendimit të KAS, duke e lënë atë sërish në fuqi.

 

“Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janëbërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji.

 

Kujtojmë se Alibeaj ka afat deri në mesnatë për të dorëzuar në KQZ listën e tij me kandidatët e 61 bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re