Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD-së e LSI-së për qarkun Berat, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ankimimet për Beratin nga PD e LSI, të cilat ankimuan vendimin e KAS. LSI pretendon se nëse hapen gjithë kutitë e Beratit marrin 1 mandat dhe ankimoi vendimin për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.