Pas vendimit të KAS, për të mos ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për Qarkun e Gjirokastrës, PD dhe LSI, e kanë apeluar këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Eridjan Salianji, i cilësoi si prova të cunguara ato të siguruara nga Partia Demokratike.

Ai tha, se nuk mund të paraqesësh prova në Kolegj, të marra nga deklarata politike, pasi janë në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, e për këtë, ai kërkoi nga trupa e gjykatësve, të mos marrin parasysh provat e paraqitura nga PD.

“Sa i përket kërkesave ankimore, janë në kundërshtim me ligjin dhe kodin zgjedhor, ku flitet për pavlefshmëri.

Nuk është përmendur asnjë shkelje konkrete. KQZ kryesisht ose me kërkesë të subjekteve zgjedhore i shpall në një apo më shumë qendra votimi të pavlefshme nëse ka shkelje të rënda.

Të më përmendet një qendër votimi që ka shkelje ligji. Nuk kemi qendër konkrete ku është shkelur ligji. Ankuesit i kanë qëndruar në terma të përgjithshëm ankimeve, nuk janë detajuar. Pra, kërkohet prova, por duhen kërkohet me qendër votimi, nuk kërkohet prova nga deklarata politike.

Dihet se cilat janë llojet e provave, nuk mund të vish këtu e të thuash që kemi denoncuar këtë rast dhe të merret si provë. Ne kemi mirëkuptuar për shkak të fushatës elektorale, por, të ngresh të gjithë procesin ligjor për pavlefshmëri i mbështetur në deklarata politike, është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Është e qartë që të vinin me një qendër votimi, dhe të jepnin shembuj.

Nuk përcakton kodi që të kërkohet pavlefshmërinë e të gjithë qarkut. Kërkesa ankimore duhet të rrëzohet që sa dëgjohet objekti, e ku thuhet të shpallen të pavlefshme zgjedhjet. Ne kërkojmë që provat të mos merren parasysh.

PD duhet të kërkoj dokumentacionin e KZAZ-ve”, tha Eridjan Salianji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re