Skip to content

Kolegji Zgjedhor vendos rinumërimin e 18 kutive për Bashkinë e Kuçovës

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin për rinumërin të 18 kutive për Bashkinë e Kuçovës.

 

 

Ky vendim erdhi pas ankimimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i cili pretendoi parregullësi në procesin e numërimit të votave të 14 majit.

 

Kreshnik Hajdari u shpall fitues për Bashkinë Kuçovë, nën siglën e Partisë Socialiste me 49.79% të votave, krahas 44.88% të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi.