Skip to content

Kolegu i tij u vra, vetë u plagos rëndë gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit, polici i Shqiponjave pritet të dërgohet te Trauma me helikopter

Policia durres

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Maliq, ku gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, u vra një polic dhe u plagos kolegu i tij. Mësohet se ky i fundit, Edison Adri, ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se polici i Shqiponjave si fillim është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi në një lidhje telefonike se personi që kërkohej, Violand Bracellari, ishte në kërkim për drogë, ndërkohë që ai rezulton me precedentë penalë.