Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj ka përplasur deputetin e PD-së, Enkeled Alibeaj dhe ligjvënësin e PS, Toni Gogu në Komisionin e Ligjeve.

Enkeled Alibeaj: “Jo më larg se një orë më parë një kolegu yt Arben Ahmetaj ka marrë rruygën për tek 7 penxheret Ku është morali që tregon ti në këtë sallë parlamenti, ty nuk të shkon kjo.”

Toni Gogu: “Sa i përket Ahmetajt që ju menjëherë kërcyet, ky është një standard i vjetër në PS dhe ju e keni vënë re që ne me ligjin nuk bëjmë shaka. Ne të gjithë strukemi nën ligj të barabartë, ky është problemi që unë ju pyeta dhe ju thashë çfarë keni sepse zelli me të cilin nisëm këto ndryshime së bashku ju ka lënë rrugës dhe pyeta, është pyetje e thjeshtë “çfarë ju ka trembur”.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re