Amerikanët janë koleksionistët më të apasionuar në botë, ndaj makinave të epokës. Ata ndiqen nga evropianët dhe aziatikët.

Klasifikimi përfshin 100 koleksionistët e automjeteve dhe vlera e tyre i kalon 8 mld $. Në krye qëndrojnë amerikanët Miles Collier, Fred Simeone, Peter Mullin dhe Ralph Lauren.

Klasifikimi bazohet në disa parametra të veçantë si vlera e automjetit, cilësia dhe çmimet në evente të ndryshme ndërkombëtare.

Statistikat janë publikuar në revistën automobilistike “The Key”, e themeluar nga biznesmeni, filantropi e investitori i Principatës së Lichtenstein Fritz Kaiser, i apasionuar pas botës së makinave historike.

Dhe për kë do të gjendet në Costa Smeralda nga data 6-8 Korrik, do të mbahet një konkurs pikërisht për veturat e epokës, që do të mbërrijnë nga koleksionet më të mrekullueshme nga manjatët e Anglisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Principatës së Monakos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re