Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cenimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.
Sipas kërkimeve shkencore, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave.
Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.
Çfarë është kolesteroli
Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia.
Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.
Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj.
Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti.
Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.
Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.
Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak.
Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.
Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.
Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.
Kolesteroli kontrollohet duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.
Ushqimet që ruajnë ekuilibrat e kolesterolit në gjak
Tërshëra-Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat. Sipas të dhënave, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në gjak.
Avokadot-Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq.
Elbi-Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme.
Arrat-Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.
Vaji i ullirit-Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalciumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.
Salmoni-Peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rrezikun e atakut në zemër./AgroWeb.org
