Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, ku bëri bilancin e punës në krye të ekzekutivit gjatë vitit të shkuar, foli dhe për akuzat ndaj qeverisë në lidhje me zgjerimin grek në Jon në 12 milje. Rama u shpreh se Greqia është në të drejtën e saj ta bëjë një zgjerim të tillë aty ku e lejon gjeografia, ashtu siç e ka bërë një gjë të tillë dhe Shqipëria në vitin 1990.

Akuzat ndaj tij për tradhti kombëtare, Rama i quan si të qëllimta nga ata që duan ta shfrytëzojnë këtë çështje për kapital politik.

Edi Rama: Për sa i përket çështjes së detit, ju kërkoni nëse ju kuptova mirë që ne të reagojmë ndaj shtetit grek. Për çfarë të reagojmë ndaj shtetit grek?!

Unë besoj se çdo mendje normale, mjafton të përqëndrohet dhe e kupton për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë këtij zjarrie bëjnë në mënyrë të qëllimshme, qoftë nga Lalzi, qoftë nga Presidenca dhe qoftë nga Kosova. Kjo që bëjnë është e qëllimshme për të luajtur me ndjeshmëritë patriotike dhe të shfrytëzojnë rastin për të krijuar një sebep për sherr. Shqipëria në vitin 1990 ka bërë ekzaktësisht këtë që ka bërë Greqia sot. Sipas Konventës Ndërkombëtare të detit, çdo shtet ka të drejtën të zgjerohet 12 milje aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë marrëveshje dhe e ka depozituar ushtrimin e kësaj të drejte në Maj të 90-ës në OKB. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë ndonjë deklaratë në atë kohë. Në pjesën tonë të detit Jon mes të dyja vendeve nuk ka mundësi që të shtrihet 12 milje, është e pamundur dhe prandaj ne kemi negociuar një marrëveshje dhe po shkojmë në Gjykatë.

Mos harroni se këta që flasin këta janë autorët e marrëveshjes së 2009 e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese dhe më pas u pa e vështirë të pranohej dhe nga pala greke pasi konsiderohej si një marrëveshjeje e firmosur nga shtetet.

Faktikisht ka qenë kërkesa jonë që në fillim që këtë punë ta zgjedhim në gjykatë por nuk pranonte pala greke. Sa herë tështin dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe, për arsye lufte për pushtet”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re