Ministri i financave të Australisë, Josh Frydenberg do të testohet për Covid-19  pasi kolliti gjatë një seancë parlamentare të hënën.

Ministri po mbante një azhurnim ekonomik që përfshin parashikimet e PBB-së së Australisë të cilat sipas tij do të bien mbi 10% deri në qershor.

 

Frydenberg  filloi të kolliste gjatë fjalimit të tij dhe tha duke bërë shaka “ ky është një fjalim shumë i gjatë”  ndërsa përpiqej me vështirësi të përfundonte fjalimin e tij.

Në një deklaratë ai tha se do të testohej për koronavirus dhe për momentin ishte i izoluar.

Rezultatet e tij pritet të dalin nesër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re