FILLIM I VESHTIRE:  

P: Kinostudioja “Shqiperia e Re”, Tirane 1986. S: Shpresa Vreto; R: Albert Xholi; O: Faruk Basha; Pi: Klio Nini; M: Aleksander Peci; Z: Gezim Sula; RM: Perihan Mato; Re: Natasha Lako; Ko: Sotir Temo; Pk: Agim Hysa; G: Elda Pishtari; AR: Adrian Selimi, Robert Gjoncaj; AO: Frederik Ivanaj; Nd: Nexhmi Backa; Pek: Fatmir Tufina, Sabri Basha; Md: Baftiar Sefa; Mo: Margarita Hanxhari; Zh: Mira Mecule; N: Milianov Mullai; ko: Drita Kolpeja; re: Irini Mane; D: Vasil Karcella; Di: Eno Koco – AM –.

A: Timo Flloko (Bujari – babai); Marieta Ljarja (Zana – njerka); Sokol Gjosha (Bledi); Margarita Xhepa – AM – (mjekja); Marta Burda (gjyshja e Bledit); Donika Zyberi, Xhulieta Kulla (Sanija); Fanulla Rino (Behija – kamarierja) etj.

Ne jeten e Bledit te vogel, i cili pas humbjes se nenes eshte lidhur shume me te atin, papritur shfaqet “rreziku” i ardhjes ne shtepi te njerkes. Ky informacion, qe Bledi e merr vesh krejt papritur permes nje rruge te padeshiruar te nje opinioin medioker, shkakton tek ai nje tronditje te madhe. Nga ana tjeter kjo godet nje komunikim shpirteror qe ka lindur midis tea tit dhe Zanes, nje shoqe e tij e punes, e cila ushqen per te nje ndjenje te thelle dashurie.

Duke i bere jehone emancipimit te njeriut me virtyte te pastra, filmi nxjerr ne pah forcen e mendimit te perparuar qe fiton mbi mentalitetin e vjeter. Ai u kushtohet ndjenjave te pastra njerezore, dashurise e kujdesit per femijen, qe duhet te rritet i paster dhe i qete shpirterisht.

Marjeta Ljarja u nderua me kupen e Festivalit VII te Filmit Artistik Shqiptar per rolin e Zanes. Po keshtu regjisori Albert Xholi u nderua me cmimin inkurajues per regjine.

 

https://connect.facebook.net/el_GR/sdk.js#xfbml=1&version=v3.3

KOLONA ZANORE E FILMIT FILLIM I VESHTIRE

Aktorët Shqiptarë

Δημοσιεύτηκε από Aktoret Shqiptare στις Πέμπτη, 15 Δεκεμβρίου 2011

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re