Skip to content

Kolonelit të “hekurt” që arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin i sekuestrojnë makinën e blinduar

Uniformat blu i kanë sekuestruar makinë e blinduar ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit Edmond Koseni.

Burimet e ABC News bëjnë me dije se aksioni për sekuestrimin e automjetit të Kosenit është bërë në Peqin nga forcat operacionale.

Vetë Koseni është shoqëruar nga policia dhe më pas është lënë i lirë.

Kush është Edmond Koseni?

Ai njihet si komisari i Peqinit të vitit 1997, i vetmi vend ku nuk u shpërthyen depot e armëve.

Ai arrestoi Nehat Kullën e Tan Kateshin emra të famshëm të botës së krimit, në Shqipërinë e 18 viteve më parë.

Koseni u bë drejtori i parë në rang qarku në Policinë e Shtetit, duke administruar dhe drejtuar punën hetimore të 5 komisariateve.

Më pas ai u pezullua nga detyra  për më shumë se dhjetë vjet, i akuzuar për ushtrim të “torturës me pasoja të rënda”, ndërsa është akuzuar se rrihte personat që ndaloheshin në momentin e shoqërimit në Komisariat.