Kolonët hebrenj fanatikë sulmuan palestinezët në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor të pushtuar ku si pasojë u plagosën 5 persona.

Sipas informacioneve të AA-së, grupi i kolonëve të maskuar të ardhur në lagje gjatë natës, kanë sulmuar me gurë dhe sprej piper banorët palestinezë, shtëpitë dhe automjetet e tyre.

Ndërsa disa prej banorëve janë prekur nga gazi i hedhur nga kolonët ku 5 persona të plagosur nga sulmi fizik dhe gurët janë dërguar në spital me autoambulancë.

Në sulmin me gurë të dhjetëra kolonëve fanatikë, janë thyer xhamat e automjeteve të palestinezëve në afërsi.

I njohur për veprimet e tij provokuese si bastisjet në Mesxhidi al-Aksa, deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir bastisi lagjen me disa kolonë në mbrëmje.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime, shihet se Ben-Gvir ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar pasi banorët e lagjes kanë reaguar ndaj bastisjes.

Në lagjen Silvan dhe Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor, shumë familje palestineze përballen me kërcënimin e dëbimit me forcë nga shtëpitë e tyre nga autoritetet izraelite.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re